LIFESTYLE, 5 Shkurt 2018, 11:55

Ish-banori i “Big Brother”: Më kanë ofruar 100 milionë për 1 natë (Video)

Ish-banori i “Big Brother”: Më kanë ofruar 100

Ish-banori i edicionit të dytë të spektaklit “Big Brother Albania”, Arjon Muça, ka qenë i ftuar së fundmi në “Pop Culture”. Ndërkohë që ka folur për karrierën e tij si bloger, Arjoni iu është përgjigjur edhe disa pyetjeve pikante.

I pyetur se cila mendon se është këngëtarja më seksi shqiptare, Arjoni tha se nga mënyra se si ka ecur në rrugëtimin e saj, është këngëtarja Soni Malaj.

Ndërsa një nga pyetjet më pikante ishte se a ka pasur oferta për marrëdhënie seksuale? Ai na befasoi me përgjigjen, duke treguar se i ka ndodhur diçka e tillë.

“Kur kam qenë 24 vjeç. Më kanë ofruar 100 milionë lekë për një natë, por kam refuzuar”, tha Muça.

Përveç pjesëmarrjes në “Big Brother”, Arjoni u bë i njohur edhe si prezantues kur i hyri botës së televizionit, dhe drejtoi disa programe.

Ai njëherësh është djali i një prej stilisteve më të njohura në Shqipëri, Jona Muça.

https://www.instagram.com/p/Bev2dzBjetM/?taken-by=pop_culture_tch