AKTUALITET, 11 Prill 2020, 14:46

Iran/ 125 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi, mbi 70 mijë të infektuar

Iran/ 125 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi, mbi 70

Në 24 orët e fundit në Iran janë regjistruar 125 viktima, duke e çuar numrin në total në 4357. Gjithashtu, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë edhe 1837 persona të tjerë. Lajmin e bën me dije Ministria e Shëndetit.

Të infektuarit në Iran e kanë kaluar shifrën 70 mijë, ndërsa rreth 4000 janë në kushte kritike për jetën.

Të shëruarit kanë shkuar në afërsisht 42.000. Irani është një ndër vendet më të prekura me koronavirus në botë.