TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është fundi i semestrit të dytë shkollor në shumë vende, por disa shkolla në Zvicër tashmë janë në dilemë se si do t`ia dalin të punësojnë një staf të mjaftueshëm për fillimin e vitit të ardhshëm shkollor.
Mungesa e mësimdhënësve është ngritur si çështje në shumë institucione që janë përgjegjëse për çështjet arsimore në Zvicër. Shkollat tashmë kanë filluar që çështjen e stafit ta rregullojnë para se të fillojë viti i ri shkollor.
Në fillim të këtij muaji, katoni në Bernë ka reklamuar pothuajse 80 postime të shkollave të saj shtetërore, kurse ai në Cyrih rreth 270. Sipas një studimi që u bë këto kohë, rezultoi se mesatarisht rreth 39% e drejtuesve të shkollave fillore kishin vështirësi për të mbushur vendet e punës në shkollat e tyre.
Në disa vende, shkollat raportohet se kanë përdorur lidhjet e jashtme, duke marrë kështu trajner të sportit për mësime sportive. Është 10.000 numri i mësuesve që nevojiten për të mbyllur hedekun, sipas proferorit të ekonomisë në Univeristetin e Bernit.
Sipas SRF, çdo vit diplomohen 5,000 mësues të trajnuar, duke lënë një mungesë vjetore prej 5,000 mësimdhënësish. Prej tyre, 1/5 e lënë mësimin brenda pesë vjetësh ose shumë prej tyre përfundimisht punojnë me kohë të pjesshme për arsye familjare./Albinfo.ch/