AKTUALITET, 9 Korrik 2019, 13:37

76 vjeçari mbytet në plazh, policia jep detajet e para

76 vjeçari mbytet në plazh, policia jep detajet e para


Një tjetër pushues ka humbur jetën në det. Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Tales, në Lezhë dhe sipas të dhënave të para të policisë mësohet se viktimë ka mbetur një 76 vjeçar.

“Në Tale, Lezhë është mbytur në det shtetasi D.F., 76 vjeç, banues në Shkodër”-njofton policia.

Informacion paraprak

Më datë 09.07.2019, në Tale,Lezhë është mbytur në det shtetasi D.F., 76 vjeç, banues në Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.