AKTUALITET, 9 Korrik 2019, 14:59

“Kam pasur presione”, Donika Prela intervistohet në KLP

“Kam pasur presione”, Donika Prela intervistohet në KLP

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, është paraqitur sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), ku është marrë në pyetje lidhur me kandidimin e saj për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. “Kam 18 vite karrierë dhe prandaj kam kandiduar për SPAK”, citohet të ketë thënë Prela në mbledhjen me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave.

Mësohet se Prela është pyetur dhe për shortin e dosjes “Shullazi”, për të cilën tha se lëvizjet që janë bërë kanë qenë të duhurat. Ndërsa, përsa u përket përgjimeve nga dosjet 339 dhe 184 të publikuara në tabloidin gjerman “Bild”, Prela është mjaftuar duke thënë se çështja është nën hetim.

Po ashtu, i janë bërë edhe pyetje për problemet që janë konstatuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në porcesion e vetting-ut, për të cilat ka dhënë sqarime, duke iu përmbajtur deklarimeve në KPK. “Kam patur presione gjatë karrierës sime”, është shprehur më tej Prela.

Me intervistimin e kreut të Krimeve të Rënda, ka shkuar në 6 numri i kandidatëve për SPAK që janë marrë në pyetje në KLP.