AKTUALITET, 26 Tetor 2020, 13:49

Komisioneri i Zgjerimit "zmbraps" Ramën: Prisni "Venecian" për Kodin Zgjedhor!

Komisioneri i Zgjerimit "zmbraps" Ramën: Prisni

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, duket se ka zmbrapsur Edi Ramën, në lidhje me miratimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor. Me një status në Twitter, Varhelyi shkruan se Rama dhe mazhoranca e tij duhet të presin Komisionin e Venecias, të cilit Presidenti Meta i ka kërkuar zyrtarisht opinion, lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Kam besim se Komisioni i Venecias do t’i këshillojë së shpejti palët shqiptare për implementimin e ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë të presë për votimin për të llogaritur edhe këtë këshillë. Pres me padurim zgjedhje të lira e të ndershme në prill 2021”, shkruan Komisioneri i Zgjerimit në Twitter.