TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nervoz dhe pa përgjigjet e duhura për të shpjeguar paraqitjen e dobët në “Hampden Park”. Kristian Panuçi e thotë troç, kët janë limitet e Shqipërisë së tij.
Ishte një ndeshje e përgatitur keq, sepse diferencat nuk ishin kaq të mëdha në letër për të humbur kaq thjeshtë?
Nuk mendoj kështu. E kishim përgatitur mirë ndeshjen. U ndëshkuam me gol në minutën e parë të pjesës së dytë, një gol i dhuruar, sikurse dhe goli i dytë.
Ndoshta duhej eksperienca e Bashës në këtë ndeshje, sepse bëri shumë mirë me Izraelin?
Edhe futbollistët e tjerë që ishin në fushë kishin eksperiencë. Kemi limite në mbrojtje, të tjerët na sulmojnë dhe ne i lejojmë të na shënojnë gola të thjeshtë.
Çfarë ju shtyn të ngulmoni me mbrojtjen me tre?
Vuajtëm shumë në pjesën e parë dhe kaluam në mbrojtjen me 3. E përsërish u lejojmë shumë hapësira kundërshtarëve. Këto janë limitet tonë, nuk ka rëndësi nëse luan me 3 apo me rreshtim tjetër.
Arsyeja e mosaktivizimit të Bashës?
Nuk vlen vetëm një lojtar, por loja në grup, mënyra sesi luan skuadra, grinta e saj. Lejojmë shumë hapësira në 20 metrat e fundit.