TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara Leyla Moses-Ones, paraditen e kësaj të diele ka vizituar një nga KZAZ-të në Tiranë.
Zyrtarja amerikanë ndodhet në KZAZ-në, nr 35, pranë shkollës “Edith Durham”, për të parë nga afër procesin e votimeve. Në këtë KZAZ ka tre qendra votimit.
Më herët Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bëri thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.
