AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 22:39

Dhuna ndaj gazetarit Doçi,Vokshi: Fytyra e regjimit të Edi Ramës

Dhuna ndaj gazetarit Doçi,Vokshi: Fytyra e regjimit të Edi

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, përmes një statusi në “Facebook” shprehet se dhuna ndaj gazetarit të “News 24”, Enver Doçi, tregon fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës.

Vokshi iu bën thirrje qytetarëve që të refuzojnë dhunën shtetërore të Ramës dhe shërbëtorëve të tij. Ajo nënvizon se regjimi i Ramës është drejt fundit dhe se së bashku mund të mposhtim dhunën shtetërore.

Postimi i Albana Vokshit:

Dënoj me forcë dhunën policore ndaj gazetarit të Nes 24, Enver Doçi. Dhuna shtetërore ka dal jashtë kontrollit. Pasi dhunuan gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme qytetarët, tashmë rradha i erdha punonjësve të medias në krye të detyrës.

Ky është regjimi kriminal i Edi Ramës, që po tregon fytyrën e vëretët nga ora në orë. Kjo është Policia Politike dhe Kriminale e Edi Ramës. Refuzoni dhunën shtetërore. Braktiseni Edi Ramën, njëriun që për pushtet personal ka vendosur të dhunojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë, të dhunojë brutalisht lirinë e medias dhe të drejtën e informimit.

Mos u trembni! Regjimi është drejt fundit. Rezistoni, bashkohuni me njëri tjetërin.

Të bashkuar do ta mposhtim dhunën shtetërore.