AKTUALITET, 30 Qershor 2019, 00:27

Dëshmia që hedh poshtë policinë/ Doçi: E dinin që isha gazetar, më rrahën

Dëshmia që hedh poshtë policinë/ Doçi: E dinin



Forcat speciale të policisë kanë rrahur mbrëmjen e sotme në Peshkopi, gazetarin Enver Doçi.

Ky i fundit ishte në krye të detyrës, por policë të maskuar nuk e kanë kursyer dhunën as ndaj njerëzve që informojnë.

Duke folur nga spitali, gazetari Enver Doçi ka zbuluar mashtrimin e policisë, se gjoja ata nuk e dinin që ai ishte gazetar.

‘E dinin që po sulmonin një gazetar. Më shkulën mjetin identifikues të gazetarit’, është shprehur Enver Doçi nga salla e spitalit të Peshkopisë.