AKTUALITET, 29 Qershor 2019, 22:22

VIDEO/ Terror në mes të Peshkopisë, policia dhunon gazetarin dhe arreston qytetarët

VIDEO/ Terror në mes të Peshkopisë, policia dhunon gazetarin dhe

Terror policor mbi qytetarët e Peshkopisë. Rastin më të fundit e denoncon ish deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të bulevardit të Peshkopis, ku përmes dhunës janë arrestuar disa persona.

Por dhunës policore nuk i ka shpëtuar as gazetari i News 24, Enver Doçi

Mësohet se gazetari Doçi ka qenë duke filmuar arrestimin e disa personave, kur është goditur nga policia.

Uniformat blu e kanë goditur gazetarin me tytën e armës në këmbë dhe në krah. Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Doçi telefonin me të cilin ka qenë duke filmuar.