AKTUALITET, 22 October 2026, 23:39

Zogaj shpjegon pse nuk shembet establishmenti: Kanë kopsitur sistemin, kanë bërë një ligj elektoral ku nuk voton askush

Zogaj shpjegon pse nuk shembet establishmenti: Kanë kopsitur sistemin,

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se e keqja Shqipërisë i vjen nga fakti se nuk qarkullohen elitat, dhe liderët kanë bërë një ligj elektoral ku nuk voton askush. 

“Nuk ndryshon asgjë, edhe në botë, por kanë disa rregulla, ligje.

Këtu është në një raport shumë të shtrembër, ata që vijnë një herë duan të rrinë përgjithmonë. 

Por demokracia ka ligjet e veta, në Shqipërinë e sotme 2-3 mandate nuk mbahen më, sepse jo vetëm pushteti të korrupton, ndërsa mbipushteti të korrupton më shumë, por sepse nuk e mban Shqipëria sepse është e lirë. Nuk bëhen qarkullim elitash, dashurohen me pushtetin, kanë bërë një ligj elektoral ku nuk voton askush. Kanë kopsitur sistemin në atë mënyrë.

Është një sistemi elektoral i atrofizuar dhe populli nuk vendos për asgjë. 

Ja Merkel nuk do të arrinte të rrinte kancelare, por të donte se ka rrjetin? Bler fitoi dy mandate, por ia dha Gordon Braunit”.- tha Zogaj.