AKTUALITET, 22 October 2026, 22:00

“10 ditët e para e tronditën pushtetin”, Dritan Hila tregon pse nuk do të bjerë Rama nga protestat

“10 ditët e para e tronditën pushtetin”, Dritan Hila

Analisti Dritan Hila, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh se Rama nuk do të përmbyset nga revolta që ka nisur, pasi nuk ka një krizë ekonomike dhe kryeministrin ka konsensusin e popullit për të qeverisur. 

“Mendoj që 10 ditët e para kanë qenë efektive dhe e kanë tronditur Ramën dhe pushtetin e tij pastaj kaluam në skenografi, me kalamaj. Një pushtet e lodh masiviteti, jo gandizmi se jemi popull i vogël. Pastaj kur kalojmë në polarizim nuk e mund shtetin se është i organizuar.

Edhe një diktaturë, ka konsensusin e popullsisë. Edhe Edi Rama e ka konsensusin e popullsisë.

Duhen tre kushte që ta përmbysësh një pushtet: kriza ekonomike. Pse ra komunizmi? Se kishte krizë ekonomike.

Tani krizë ekonomike nuk ka, që të çojë në kolaps të vendit. Dhe Edi Rama nuk ka vullnet për ta lënë pushtetin”- tha Hila.