AKTUALITET, 22 October 2026, 21:36

"Policia, si vrasësit e Eskobarit"/ Bushati: Jo vetëm hunj, por edhe kallashi duhet për të mbrojtur Shqipërinë ndaj bandës plaçkitëse!

"Policia, si vrasësit e Eskobarit"/ Bushati: Jo vetëm hunj,

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, ka deklaruar se siç mbrojti Partia Socialiste selinë e saj me hunj ndaj protestuesve, ashtu janë të përligjur edhe shqiptarët ta mbrojnë "me hunj" madhe edhe me "kallashnikov" shtëpinë e përbashkët, pra vendin, nga ajoj që e cilësoi si "bandë që plaçket". 

"Kur të vijnë në shtëpi, njeriu merr edhe hurin, kallashnikovin, gjithçka. Kam dëgjuar nga këta hierarkët e PS-së, që selia jonë është do ta mbrojmë edhe me hu. Pavarësisht se shteti ligjor thotë ndryshe. Unë jam i teorisë që shtëpia jote mbrohet edhe me hu. Po pranuam këtë logjikë, atëherë çfarë do të bëjmë me shtëpinë tonë të përbashkët? I fut fishkëllimën Gysi dhe e rrit dyfish tenderin. I fut fishkëllimën Belinda për tunelin. A duhet të marrim hunjtë për të mbrojtur shtëpinë tonë të përbashkët? Jo molotovë por edhe kallashnikovë duhen përdorur ndaj kësaj bande që plaçket çdo pasuri tonën. Nuk kanë kallashnikov ata, por ndaj kësaj bande edhe kallashnikovi është i përligjur. 

Këtu nuk është në diskutim policia. Nuk kam parë në gjithë këto librat apo filmat e kriminalitetit, të diskutojë njeri si silleshin sicariot e Escobarit. Policia jonë si sicariot e Escobarot, vrasësit e një diktatori. Janë gjynah si sicariot e Escobarit. 

Këtu kemi dhunë sistemike, dhuna që na vjedh, që e trajton Shqipërinë si pronë private. Kanë shitur, vetëm se vinte ajo velina e Trumpit, të drejtat e gazit të lëngshëm në një vend që nuk ka tubacion gazi, si dy anijet e Yuri Kim.  Nxirrnin gjithë krenari, këtë velinën 60 vjeçare që përqafohej me Ramën, duke thënë sa i madh është, një ambasadore do ketë për Ballkanin, kjo do të na mbulojë. Ajo doli një trafikante e rëndomtë.  Po Grenelli si të doli? Po ai i FBI si të doli? 

Si ka mundësi që plaçkitësit lidhen me një njeri?

Mos merremi me policinë, të mos e relativizojmë si zv.ministrja, duke kërkuar falje për ndonjë incident. Ata janë mish për top, kanë qëlluar vrasës, kanë marrë anën e vrasësit, si ata të 21 janarit. Këta krimin e kanë në gen. 

Mos ta trajtojmë si problem policor, është problemi i një dhunuesi, që siç dhunon me taksat, tenderat, mediat, të dhunon edhe me polici", deklaroi Bushati.