AKTUALITET, 22 October 2026, 23:16

"Molotovi, kundërpërgjigje ndaj dhunës që ushtroni prej 13 vitesh! Është festë!"/ Bushati dhe Shalsi debatojnë për revoltën, deputeti: U bë pis...

"Molotovi, kundërpërgjigje ndaj dhunës që ushtroni prej

Analisti Andi Bushati dhe deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, për revoltën që ka shpërthyer në Shqipëri, veçanërisht për dhunën, të cilën Shalsi e dënoi, ndërsa Bushati e cilësoi si kundërpërgjigje ndaj dhunës qeveritare prej 13 vitesh. 

Debati: 

Eduard Shalsi: Bushati tha se ata qytetarë meqenëse nuk u dëgjuan, kaluan në veprime të dhunshme. Nuk ishin po ata qytetarë. Ata që kanë bërë vandalizmëat… Nuk e justifikoj dot një student që të djegë Kolegjin e Europës. 

Andi Bushati: Banakët, jo shkollën. 

Eduard Shalsi: Ka aty kubikë edhe biznesi. Shkuan dhe dogjën Kolegjin e Europës. Pastaj te Qyteti Studenti, dhunojnë konviktet e Kolegjit të Europës. Pastaj djegin zyrën që ofron shërbime falas për ata që nuk kanë mundësi të paguajën avokatë. 

Andi Bushati: Këto janë simbolet më të bukura që kanë ndodhur në Shqipëri. 

Eduard Shalsi: Pastaj te përfaqësia e Vatikanit, Banka e Shqipërisë, pastaj dhunojnë bizneset private, janë 80 biznese private. Dhunojnë bankat. 

Andi Bushati: Një festë e vërtetë demokracie. Janë njerëz të revoltuar. Me kartë student apo jo… 

Eduard Shalsi: Nëse mendon, se druaj nëse je naiv për të mos kuptuar se nuk kanë lidhje me studentët, por këto goditje të tilla…

Andi Bushati: Çdo gjë kanë bërë perfekte. Është përgjigje ndaj dhunës sistematike. Këni 13 vjet që bëni dhunë. 

Eduard Shalsi: Vij nga protsetat. Në moshën e këtyre kam qenë emigrant i paligjshëm në Greqi. Nuk mund të përfytyroj që ai masivitet i protestës së qershorit, të ndyhet dhe përdhunohet, të minojë mesazhin. 

Andi Bushati: Ajo e ngriti më lart. 

Eduard Shalsi: Kam arsye të besoj se ata vandalë dhe dhunues, i kanë njollosur dhe bërë pis qëllimet e mira të studentëve. 

Andi Bushati: Mund të jemi palë, por unë për këto pesë ditë kam mbi 50 artikuj të mediave më të mëdha të botës, asnjëra nuk ka diskutimin e PS, por thonë një popull i revoltuar me kryeministrin e vet. 

Eduard Shalsi: Kam dëgjuar nga opinionistët, ke media organizatorë të protestës. Ke gazetarë, organizues të protestës. Diskursi interesant, në Itali, që e justifikojnë ashpërsinë e protestës dhe i bien këmbanave të alarmit për politikanët që të kuptojnë rrënjët e pakënaqësisë. Mos kujto se e bëjmë gjumin e qetë. Por asnjë të vetëm nuk kam parë, një opinionist serioz që të justifikojë vandalizmat dhe dhunën. 

Andi Bushati: Dhuna dhe molotovi janë kundërpërgjigje e dhunës që ushtroni ju prej 13 vjetësh.