TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, e cilësoi ditën e enjte të seancës plenare si të shëmtuar dhe fajësoi opozitën. I pyetur nga moderatori Rakipi se si do të vazhdojë, Shalsi tha se nuk është në dorën e PS-së.
Pjesë nga biseda
Rakipi: Del Niko Peleshi përdor frazën “pro, kundër, miratohet” dhe quhet që kemi edhe Parlament. Kështu do të vazhdojë kjo punë?
Shalsi: Është dita më e shëmtuar e javës. Dita e enjte, dita e parlamentit, ka kohë që është dita më e shëmtuar e javës. Ka dy parlamente. Ajo e ditës së enjte, ku teatri politik, budallallëk, komedia, tragjedia, mpleksen. Është edhe parlamenti i komisioneve që flitet shumë pak. Jam i përqendruar te komisionet, ligjet, kërkesa për të mësuar më shumë mbi punën e institucioneve. Ka ligje që duhet të transmetohen dhe të debatohen, ligje me impakt për qytetarin. Apo ligje që kanë të bëjnë me përafrimin e ligjeve me ato të BE. Por, dita e enjte është ditë e shëmtuar për mua dhe shumë vetë.
Rakipi: Mund të mbyllet fare parlamenti kështu.
Shalsi: Por nuk është në dorën tonë. Ja shiko çfarë skenash ka. Këta tipat i sheh, sepse edhe u nxeha sot, por u futa për tu ndarë pasi po shaheshin edhe gratë deputete me vulgaritet. Ai tipi që shtyn aty, që shtyn Ervin Hoxhën, nuk e kisha parë ndonjëherë. Ajo është opozita nuk e kemi ne në dorë opozitën.
Rakipi: Tani kështu do vazhdojë?
Shalsi: Nuk është në dorën tonë, janë të stisura. Shikoje si jep udhëzime non-grata. Nuk është në dorën tonë, por ka edhe një parlament tjetër të komisioneve, ku diskutohen çështje reale që kanë të bëjnë me qytetarët. Ajo më mban të motivuar. Debatohen ligje, diskutohen, përafrohet legjislacioni. Jemi në një proces shumë të rëndësishëm, negociatat me BE.