AKTUALITET, 22 October 2026, 23:16

“Bravo u qoftë!”, Hila debaton me Bushatin pse protestuesit refuzojnë dialogun me Ramën: Me dhunë me shtetin, nuk ia del

“Bravo u qoftë!”, Hila debaton me Bushatin pse protestuesit

Analistët Dritan Hila dhe Andi Bushati debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus për ftesën e dialogut që Edi Rama u ka drejtuar protestuesve. 

Ndërsa Hila u shpreh se zgjidhja do të jetë vetëm politike, Bushati tha se studentët bëjnë mirë që nuk angazhohen në dialog me Ramën. 

Pjesë nga biseda:

Hila: Ai tjetri të thotë: “Hajde në dialog.” Ata thonë: “Jep dorëheqjen.” Ti këtu e ke ndërprerë marrëdhënien.

Bushati: Bravo u qoftë!

Hila: Bravo u qoftë, po ju them prapë: me dhunë me shtetin nuk ia del, në krizë nuk je. Në këtë moment, ti po përdor përmbysjen me dhunë të shtetit, po djeg edhe një kauzë që mund ta kishe përmes protestave masive.

Bushati: Pra, kulmi i protestës ta bënte Ramën, siç e imagjinonte Shalsi, të vidhte me kujdes...

Hila: Nuk e di pse më vë në gojë mua ato që ke në mendje ti. Nuk dua të bëj si analistët sterilë. Rama ka gabime, ka një shtet që çalon në shumë drejtime, por këto nuk zgjidhen pa opozitë institucionale. Ata thonë: “Duam mjekësi moderne.” E merr kur lë 50% të pagës taksa.

Bushati: Do mjekësinë?

Hila: I ke parë pedagogët kur flasin, mo? Dita e kiametit, sikur kanë zbritur nga mali.

Bushati: Po ke përzënë trurin nga Shqipëria.

Hila: Ata pedagogë të marrin lekë, të kërkojnë favore seksuale dhe kanë nxjerrë një brez të brenjtur. Ti do të thyesh armën me këtë armatë marksiste-leniniste, njeriun që ka filluar të harxhojë paratë e call center-ave me vezë?

Bushati: Është opsion shumë i madh ky, që të gjithëve ne të na shtypë Rama.

Hila: Sot Berisha tha se protesta është e imja.