AKTUALITET, 6 Shtator 2021, 18:19

Zjarri përfshin kodrën në fshatin Lazarat

Zjarri përfshin kodrën në fshatin Lazarat

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe kodre në fshatin e Lazaratit pasditen e kësaj të hëne.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqen e kodrës në lagjen Kordhocë.

Forcat zjarrëfikëse mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Mësohet se zjarri ka shkrumbuar afro 1 dynym kullotë ndërkohë që u shpëtuan 50 pemë ulliri.