TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më datë 06.09.2021, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bishqem, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip ” Foristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.