AKTUALITET, 6 Shtator 2021, 12:34

Dyshohet se strehonin në Laprakë emigrantë, jepen masat e sigurisë për pesë të arrestuarit

Dyshohet se strehonin në Laprakë emigrantë, jepen masat e


Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për grupin e trafikantëve të dyshuar, të arrestuar me akuzën se strehonin në Laprakë emigrantë që kishin si destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Mësohet se për katër prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa në burg është lënë Rigers Vejsiun për shkak të faktit se është përsëritës.

Masat:

Sterjo Germenji- arrest në shtëpi

Anamaria Mihallari- arrest në shtëpi

Drita Shehu-arrest në shtëpi

Sanije Shehi-arrest në shtëpi

Rigers Vejsiu- arrest në burg

Kujtojmë se grupi i trafikuesve të dyshuar, u vu në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “COMPLEX”.

Këta persona, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjete e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptaro-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.

Emigrantët e paligjshëm pasi strehoheshin në hotelet e tyre në zonën e Laprakës, bënim organizimin e tyre në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin e tyre në Kosovë, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, grupi në fjalë, përveç dyshimeve për rafikimin e emigrantëve të paligjshëm, kishin të organizuar edhe një linjë tjetër trafikimi të shtetasve të huaj që hynin me dokumentacion të rregullt në vendin tonë për qëllime turistike apo punë me leje qëndrimi. Ata dyshohet se organizonin punën për trafikimin e këtyre.

Dyshohet se pesë të arrestuarit gjatë veprimtarisë së tyre disa vjeçare kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm emigrantësh të paligjshëm dhe personash që hynin në vendin tonë me dokumentacion të rregullt.