AKTUALITET, 6 Shtator 2021, 14:14

Zëdhënësi i BE: Vijon dialogu Kosovë-Serbi, ja çështjet që do të diskutohen

Zëdhënësi i BE: Vijon dialogu Kosovë-Serbi, ja

Dialogu Kosovë-Serbi do të vijojë me takimet nesër dhe pasnesër. Zëdhënësi i BE, Peter Stano, ka bërë me dije se më 7 shtator do të ballafaqohen dy delegacion me ndërmjetës Miroslav Lajcak dhe përfaqësues të tjerë europianë.

Ndërkohë më 8 shtator do të ketë një takim mes zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefit të zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkovic.

Zëdhënësi i BE tha se takimet do i shërbejnë çështjeve të hapura dhe hapave të ardhshëm në dialog.