TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarre të fuqishme pyjore kanë përfshirë disa zona të Turqisë, ndërsa erërat e forta kanë vështirësuar përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë nën kontroll flakët, veçanërisht në rajonet turistike të jugut të vendit.
Në provincën Mugla, një nga zonat më të prekura, autoritetet kanë angazhuar një numër të madh forcash dhe mjetesh për shuarjen e zjarreve. Në operacion po marrin pjesë 5 avionë, 18 helikopterë, mbi 90 automjete zjarrfikëse dhe qindra zjarrfikës. “Po punojmë pa u lodhur për ta vënë zjarrin nën kontroll të plotë”, deklaroi Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në një reagim të publikuar në platformën X. Pamjet nga zona tregojnë helikopterë që ndërhyjnë nga ajri, ndërsa qielli është mbuluar nga tymi i dendur.
Sipas mediave turke, autostrada që lidh qytetin turistik të Antalias me zonën bregdetare të Fethiyes është mbyllur përkohësisht për shkak të uljes së dukshmërisë nga tymi. Gjithashtu, është kufizuar hyrja në zonën arkeologjike të malit Olimp. Zjarri nisi në një zonë rurale dhe më pas u përhap drejt pyjeve, sipas autoriteteve lokale. Për shkak të rrezikut, u urdhërua evakuimi i 202 personave, përfshirë edhe pacientë nga një spital aty pranë.
Një tjetër vatër zjarri është regjistruar edhe në rajonin pyjor të Balikesirit, në Turqinë perëndimore, përgjatë aksit rrugor që lidh Izmirin me Dardanelet. Autoritetet vijojnë operacionet për izolimin e vatrave të zjarrit, ndërsa kushtet e motit me erëra të forta mbeten një sfidë për ekipet në terren.
Muğla'daki yangın kontrol altına alınamadı.
— BBC News Türkçe (@bbcturkce) July 29, 2026
202 kişi evlerinden tahliye edildi https://t.co/iAbXdOIsZ5 pic.twitter.com/B2fWU0Lhke