TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zjarrfikësit në Turqi po përballen me një zjarr të madh pyjor në provincën e Antalias, në jug të vendit, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të forta.
Zjarri ka shpërthyer në zonën e Kasit, ndërsa autoritetet kanë vënë në dispozicion një operacion të gjerë ndërhyrjeje nga ajri dhe toka për neutralizimin e vatrës së zjarrit.
Sipas mediave turke, në përpjekjet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 6 helikopterë, 3 avionë zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, 5 mjete për furnizimin me ujë, 2 automjete të reagimit të shpejtë, si dhe 135 punonjës të shërbimit pyjor.
Megjithë ndërhyrjen intensive të ekipeve të emergjencës, zjarri vijon të mbetet problematik për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar përpjekjet për izolimin e zonës së prekur.
Autoritetet turke kanë vijuar monitorimin e situatës dhe kanë mbajtur në gatishmëri ekipet e ndërhyrjes, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon.
Antalya’nın Kaş ilçesinde çıkan orman yangınına havadan ve karadan müdahale ediliyor. pic.twitter.com/mDc6R2Ey3v
— Sabah (@sabah) July 28, 2026