TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas takimit me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar atë si “një nga bisedat më të mira” që dy liderët kanë zhvilluar deri më tani.
Netanyahu tha se takimi u përqendrua te partneriteti mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, mbështetja e ndërsjellë dhe koordinimi për çështje të rëndësishme të sigurisë, veçanërisht sa i përket Iranit.
“Ishte një bisedë për partneritet të plotë, për mbështetje të ndërsjellë, me një mirëkuptim të qëllimit të përbashkët për të siguruar që Irani të mos ketë armë bërthamore, si dhe për qëllime të tjera”, deklaroi Netanyahu në një video të publikuar nga zyra e tij pas takimit me dyer të mbyllura.
Takimi mes dy liderëve zgjati pak më shumë se një orë dhe u zhvillua pa praninë e mediave. Në të morën pjesë edhe zyrtarë të lartë nga të dy administratat.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i përshkroi bisedimet si “pozitive dhe produktive”.
Ndërkohë, një zyrtar izraelit bëri të ditur se Netanyahu dhe Trump diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin strategjik SHBA-Izrael dhe mundësi të ndryshme për zhvillimet në Lindjen e Mesme.