AKTUALITET, 8 Gusht 2021, 13:50

Zjarret në Greqi, qindra familje të pastreha, mbi 60 mijë hektarë tokë e djegur

Zjarret në Greqi, qindra familje të pastreha, mbi 60 mijë

Qindra familje greke janë tani të pastreha nga zjarret që kanë mbuluar sipërfaqe rekord.

Prej 10 ditësh janë djegur rreth 60 mijë hektarë toka e pyje dhe janë shënuar dy viktima.

Fronti i zjarreve vijon në Evia, në ishullin e dytë më të madh të Greqisë, në veri të Athinës, afër Olimpit antik në Gadishullin e Peloponezit.

Jashtë kontrollit janë edhe zonat e Vasilikës dhe Psaropulit në verilindje të ishullit, ku flakët u përhapën me ndihmën e erërave të forta.

Autoritetet raporton se në terren po luftojnë me flakët më shumë se 1,450 zjarrfikës, me përforcime nga vendet e Bashkimit Europian.

Kryeministri Kirjakos Micotaqis thotë se prioritet për qeverinë e tij janë jetët njerëzore dhe evakuimi i zonave të rrezikuara.

Situata me zjarret u lehtësua disi të shtunën, ndërkohë, në Turqi, falë reshjeve të dendura në zonën e Manavgatit më të prekur nga zjarret.

Provincat turke kanë ende vatra aktive dhe kanë raportuar të paktën 8 viktima të mbetura nga zjarret.