AKTUALITET, 8 Gusht 2021, 09:24

Dyshohet se i vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, prangoset 49-vjeçari në Durrës

Dyshohet se i vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, prangoset

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet për veprën penale “shkatërrim i pronës me zjarr”.

Bëhet fjalë për shtetasin A. Beqiri.

Sipas policisë ai dyshohet se i ka vënë dje zjarrin një sipërfaqeje toke në lagjen nr. 15 në Durrës.

Për pasojë, janë djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore. Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar, për zjarrvënie në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, shtetasin A. B., 49 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke, ku është djegur rreth 4.000 m² me bimësi të egër kallamishte.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.