TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zemërimi dhe pakënaqësia ndaj kryeministrit Kyriakos Mitsotakis janë rritur ditët e fundit pasi Athina po lufton me flakët prej ditësh.
Sipas mediave greke ndërsa gazetarët i marrin në intervistë, qytetarët gjejnë momentin që të shprehin zemërimin ndaj tij për keqmenaxhim të situatës nga zjarret.
“Shporru kryeministër”, dëgjohet të ketë thënë një qytetar i revoltuar në një nga zonat e prekura nga zjarret.
Kujtojmë se Greqia po kalon një nga periudhat më të këqija në vend pasi zjarret vijojnë të shkrumbojnë biznese, shtëpi e pyje.
Mijëra vetë kanë humbur strehët e tyre, ndërsa vendi vijoj të përballet me temperatura 40 deri në 45 gradë Celsius.
Ndërkohë qindra zjarrfikës luftojnë me ndihmë nga Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive.