AKTUALITET, 8 Gusht 2021, 13:44

“Nuk largohem, do të mbroj shtëpinë time”, qytetarja greke nuk pranon të evakuohet nga zona e zjarrit, shpërthen në ofendime ndaj qeverisë: Ky është një krim i organizuar

“Nuk largohem, do të mbroj shtëpinë time”, qytetarja

Greqia vazhdon akoma të jetë në një situatë të vështirë nga zjarret që kanë përfshirë qindra zona duke djegur mijëra hektarë tokë e banesa.

Banorët prej ditësh i kanë kërkuar dorëheqjen kryeministrit Mitsotakis për keqmenaxhim të situatës.

Një grua, banore e zonës së Pefki përpara se të evakuohej nga banesa e saj është shfaqur e zemëruar dhe inatosur para kamerave të mediave greke duke u ankuar se lëvizja e banorëve në Istiaia është një gabim i madh pasi zjarri përhapet atje.

“Është një krim i organizuar,” tha ajo, duke shtuar se do të qëndrojë në zonë deri në fund për të shpëtuar shtëpinë e saj.

“Ku po na dërgojnë?” A ka ardhur ndonjëherë dërguesi këtu?

A na dërgojnë për të pirë duhan? Këtu jemi në një vend bregdetar dhe na kërkojnë të largohemi. Ku të shkojmë “?

Mijëra banorë të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre të cilat tashmë janë shkrumbuar nga flakët.