AKTUALITET, 7 Gusht 2018, 15:07

Zjarret në Athinë, Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që humbën dokumentet

Zjarret në Athinë, Ambasada bën njoftimin e

Pavarësisht ngjarjes dramatike që goditi Greqinë, për shkak të zjarreve në rajonin e Atikës, ku u goditën edhe emigrantë shqiptarë, vjen një lajm i mirë nga Ambasada Shqiptare në Athinë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut bëhet me dije se të gjithë emigrantëve që nga zjarri iu dogjën dokumentet e identifikimit, të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Ambasada. Po ashtu ambasada iu bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të paraqiten për të aplikuar për dokumentet, pranë Konsullatës.

NJOFTIMI I AMBASADËS

Njoftojmë shtetasit shqiptarë të cilët humbën apo iu dëmtua dokumentacioni identifikues (pasaportë – kartë identiteti) gjatë zjarreve të 23 korrikut në zonat e Atikës Lindore, se të gjitha shpenzimet administrative për zëvendësimin e tyre do të mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë.

Janë të lutur shtetasit e interesuar të drejtohen menjëherë për fillimin e procedurave të aplikimeve për dokumentet në fjalë pranë zyrës Konsullore të Ambasadës. Për çdo informacion lutemi drejtohuni nr. të tel. 210-6876215.