TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka falënderuar Kosovën për ndihmën e dhënë në betejën me zjarret në tunelin e Kalimashit.
“Faleminderit Kosovë për ndihmën dhe solidaritetin që nuk e ke kursyer kurrë”, shprehet Basha.
Gjithashtu kryedemokrati thekson se prej ditësh forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë po sakrifikojnë në kushte të rënda për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pasurive natyrore.
“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret!Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda,është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore.”, shkruan Basha.