AKTUALITET, 9 Gusht 2021, 20:19

Makina del nga rruga, një i lënduar në Vlorë

Makina del nga rruga, një i lënduar në Vlorë

Një 21 vjeçar është plagosur pasditen e kësaj të hëne në një aksident rrugor që ka ndodhur në Vlorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Babicë.

Sipas informacionit mësohet se shtetasi E. H., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.08.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, shtetasi E. H., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.