AKTUALITET, 10 Gusht 2021, 08:45

Zjarri në Kalimash, ja si paraqitet situata sot

Zjarri në Kalimash, ja si paraqitet situata sot

Gjatë natës shërbimet zjarrfikëse të Kukësit si edhe punonjës të bashkisë kanë punuar për normalizimin e situatës së zjarrit.

Mëngjesin e sotëm situata paraqitet më e qetë dhe zjarri në faqen e malit mbi tunel është shuar, ndërsa forcat zjarrfikës të bashkisë Kukës dhe të Tunelit vijojnë monitorimin në vend.

Aktualisht ka nisur operacioni për shuarjen e flakëve tek zona e quajtur Laku i Thive.

Ndërhyrja tek Laku i Thive po bëhet nga ajri, duke u mbështetur nga edhe Forca të ushtrisë dhe shërbime zjarrfikëse të Kosovës.

34 zjarrfikës të Kosovës prej 9 njësive dhe 9 automjete aktualisht po ndërhyjnë tek laku i Thive.