TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 36-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në Ndroq, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
“Rreth orës 01:50, në Ndroq, mjeti me drejtues shtetasin V. B., është përplasur me mjetin me drejtues Sh. B., rreth 36 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi Sh. B”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.