TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Thethit në Shkodër, ndërsa ka mbetur i plagosur një 23-vjeçar. Sipas policisë, shtetasi P. H., është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij. Ai është dërguar i plagosur në qendrën shëndetësore të Thethit, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Një grup hetimor ka nisur punën për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.