TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr ka përfshirë katin e dytë të një ndërtese e cila shërbente si çerdhe. Në këtë ndërtesë është edhe njësia bashkiake nr 5. Zjarri ka rënë në çerdhen nr 16 në Tiranë dhe se paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një frigorifer.
Burimet pranë zjarrfikëses bëjnë me dije se frigoriferi i çerdhes ishte lenë ndezur dhe më pas është përfshirë nga flakët. Në momentin kur ka rënë zjarri nuk ka patur njeri brenda çerdhes.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve të cilat tashmë janë shuar. Nuk ka ende të dhëna mbi bilancin e dëmeve materiale nga zjarri.
Njoftimi i plotë:
Informacion Paraprak
Më datë 21.08.2018, rreth orës 19:25, në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr.
Në godinë nuk ndodhen njerëz.
Në vendngjarje janë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Zjarrfikësja, të cilët bënë fikjen e zjarrit.