AKTUALITET, 21 Gusht 2018, 17:37

Manjani: Shoku Taulant bëri mirë që e pranoi njohjen me të arrestuarin

Manjani: Shoku Taulant bëri mirë që e pranoi njohjen me të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se Taulant Balla bëri mirë që e pranoi njohjen dhe miqësinë me të arrestuarin Edmond Bego. Sipas tij, miqësitë familjare nuk mund të mohohen dhe aq më tepër në ditë të vështira.

“Shoku Taulant bëri mirë që e pranoi njohjen dhe miqësinë me të arrestuarin.

Ashtu është miqësitë familjare nuk mund të mohohen, aq më tepër në ditë të vështira”, shkruan Manjani në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Shoku Taulant bëri mirë që e pranoi njohjen dhe miqsinë me të arrestuarin.

Ashtu është miqësitë familjare nuk mund të mohohen, aq më tepër në ditë të vështira.

Po përse duhet të hidhte lumin me m… ndaj Opozitës një ditë më parë?!

Ja që “Babalekracia” paska thënë të vërtetën!

Tani, me ç’fytyrë kërkon bashkëpunim me opozitën “Babalokratike” shoku Taulant?!

I preu barku për Shkollën e Magistraturës, apo për pranimet e reja në këtë Shkollë?!!

Effff, na e çpifën!