TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kriminaliteti shqiptar po kthehet në një shqetësim serioz për sigurinë britanike. Në një artikull të publikuar këtë të hënë, “Daily Express” i referohet një raporti të Agjencisë Kombëtare të Krimit, që thotë se bandat kriminale të dhunshme të Ballkanit po shtrinë pushtetin në tregun e kokainës në Britani.
“NCA (National Crime Agency) paralajmëroi se bandat shqiptare kishin ‘vendosur një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar’, me vulën e tyre të tregtisë së dhunshme të trafikimit të kokainës në Londër.
Në raport thuhet: ‘Kriminelët nga Ballkani po e zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, duke formuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine.
Kërcënimi që vjen nga grupet e krimit shqiptar është i rëndësishëm. Londra është qendër e tyre primare, por ata janë të vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, raporton “Daily Express”.
Matthew Horne, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NCA, citohet nga “Daily Express”: “Ne po shohim kontroll të rëndësishëm që ushtrohet veçanërisht nga krimi i organizuar nga Shqipëria në veçanti në trafikun e kokainës. Po flasim për rreth dhjetëra mijëra paund transaksione çdo ditë. Dhuna përdoret shpesh për të imponuar modelin e punës. Ne jemi të shqetësuar se njerëz të pafajshëm mund të lëndohen”.