AKTUALITET, 21 Gusht 2018, 19:27

“Shqiptarët nuk lexojnë”, shpërthen analisti i njohur: Leximi i dy apo tre librave në vit të futet në Kushtetutë!

“Shqiptarët nuk lexojnë”, shpërthen analisti i

Analisti i njohur Andi Bejtja përmes një postimi në facebook, ka hedhur poshtë studimin më të fundit të publikuar nga Instat për leximin e librin në vendin tonë. Bejtja shkruan se raporti është më i keq akoma, nuk janë 1 milionë por rrezik 2 milionë ose më shumë.

“Une them jane jo 1 milione, po rrezik 2 milione a me shume,….a I keni pare ca pasanike qe shkojne neper librari dhe nuk kerkojne tituj librash, po thjesht kopertina te bukura se i blejne librat per zbukurim", shkruan ai.

Ndër të tjera Bejtja shkruan se leximi i librave duhet të futet në Kushtetutë.

Postimi i plotë

1 milione shqiptare nuk kane lexuar asnje liber…. Genjeshter

Pyetja qe i vinte me ne veshtiresi te ftuarit ne emisionin ” Koalidim ” ne IN TV, nuk ishte as pyetja mbi pasurine, as mbi aferat personale, por pyetja cili eshte libri fundit qe keni lexuar…..Konkluzioni se mbi 1 milione shqiptare nuk kane lexuar asnjehere asnje liber ka dale me pyetja te lira dhe me vullnet te lire te intervistiarit….e mendoni tani sa persona mund te kene genjyer nga sikleti….une them jane jo 1 milione, po rrezik 2 milione a me shume,….a I keni pare ca pasanike qe shkojne neper librari dhe nuk kerkojne tituj librash, po thjesht kopertina te bukura se i blejne librat per zbukurim… prandaj , kjo eshte Shqiperia qe meritojme, prandaj vriten njerzit per nje pule, per nje gervishtje makine, prandaj perplaset treni vetem qe kalon nje here ne dite me makinen, prandaj ke prenotuar pushime dhe kur shkon te thote pronari hotelit e zura se me erdhi nje tjeter ne darke, prandaj dashuri platonike quan kur mer leke pasi ben seks, prandaj e voton nje Kryeminister kur te kerkon vetem timonin pa te bere asnje premtim tjeter…etj etj…etj ….Ndoshta ka ardhur koha qe leximi i dy apo tre librave ne vit te futet ne Kushtetute…Hajde hani mish dhe shkoni beni check up falas…