AKTUALITET, 17 July 2026, 20:53

Zjarr në shkurre dhe barishte në Gjirokastër, autoritetet apelojnë për kujdes gjatë temperaturave të larta

6.PNG

Një zjarr ka përfshirë shkurre dhe barishte në lagjen Gerhot të Gjirokastrës.

Forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke arritur të izolojnë dhe shuajnë flakët përpara se ato të përhapeshin më tej, duke shmangur dëme të tjera.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin e zjarreve, veçanërisht gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.