TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dorëhiqet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.
Burimet bëjnë me dije se Evis Sala ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se “do të vijojë projektet e saj akademike”.
Ndërkohë, në minutat në vijim pritet që Evis Sala të ketë një deklaratë nga ku do sqarojë motivet e dorëheqjes.
Ministrja e mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi qeverinë "Rama 4" duke marrë stafetën nga Albana Koçiu. Asokohe, në prezantimin e saj, Sala u shpreh se objektivi kryesor ishte zgjidhja e rimbursimit të barnave onkologjike.
Ndër pikat e tjera që ajo cilësoi si më të rëndësishme kur mori detyrën ishte reformimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe shërbimi primar pa nevojën që qytetari të paraqitet në spital/
Prej 29 vitesh, Sala ka shërbyer në shtete të ndryshme të botës në fushën e mjekësisë.