Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter, ftoi shqiptarët e Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit.
Lideri demokrat i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë vetëm për deputetët shqiptarë, që janë në shërbim të shqiptarëve.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka regjistuar një mesazh ku bën thirrje që shqiptarët të votojnë partitë shqiptare, një ditë pasi mbështeti me një video-mesazh Milo Gjukanoviçin dhe partinë e tij Social Demokrate.
Postimi i Lulzim Bashës:
#votoshqip
Në 30 gusht dilni në zgjedhje e votoni parti shqiptare.
Vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve.