AKTUALITET, 27 Dhjetor 2020, 22:55

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Vetëvendosje do të marrë më shumë se 65 deputetë

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Vetëvendosje do të

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, që është zhvilluar ditën e sotme ka parashikuar edhe rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen në Kosovë në 40 ditët e fundit.

Kurti në fjalën e tij ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 2/3 e votave, duke shtuar se e LVV të bëhen deputetë më shumë se 65 persona.

“Sa herë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk i ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje të marrë 2/3 e votave. Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet janë shumë pranë. Gjasat janë që në këto zgjedhje nga lista jonë të bëhen deputetë më shumë se 65 emra. Nga një anë, ky është lajm i mirë. Por ekziston edhe një fenomen për të cilin duhet të kemi kujdes. Nuk bën të ulim standardin e listës, dhe as të Kuvendit”, deklaroi Kurti.

Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.