AKTUALITET, 27 Dhjetor 2020, 19:07

Konfirmohen 8913 raste të reja me Covid-19 dhe 305 viktima në Itali

Konfirmohen 8913 raste të reja me Covid-19 dhe 305 viktima në Itali

Italia ka regjistruar sot 8913 raste të reja me koronavirus, nga 59,879 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend raportuan po ashtu se në 24 orë betejën me sëmundjen e humbën 305 qytetarë.

Kështu, bilanci total i rasteve fatale në vend shkon në 71,925. Ndërsa, në repartin e kujdesit intensiv po marrin kujdes shëndetësor 2,580 pacientë (-2). Rajoni më i prekur është Veneto me 3,337 raste të reja ndërsa shkalla e pozitivitetit është 14.88% .

Në total, sipas të dhënave në Ëorldometer, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë e deri më tani është 2,038,759.