AKTUALITET, 27 Dhjetor 2020, 20:56

Aksident në Vlorë, tre të plagosur, mes tyre një fëmijë

Aksident në Vlorë, tre të plagosur, mes tyre një

Tre persona, mes të cilëve një fëmijë tre vjeç janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e lumit të Vlorës.

Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën. Policia pas sinjalizimit shkoi në vendngjarje për shkaqet e aksidentit.

Si pasojë e motit të keq sot janë regjistruar disa aksidente në vend, nga jugu në veri.