TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Agjentët e Policisë Spanjolle kanë shpërbërë një organizatë kriminale të vendosur në provincat e Malaga dhe Granada që ishte fokusuar në grumbullimit të sasive të konsiderueshme të hashashit dhe marihuanës, të cilat më vonë dërgoheshin në Itali përmes kamionëve të modifikuar me dysheme të dyfishtë.
Në një operacion të koduar “Limiti”, 6 persona u vunë në pranga nga të cilët pesë janë me origjinë shqiptare dhe tjetri është një spanjoll. Ata akuzohen për përfshirje në organizatë kriminale, trafik droge, armëmbajtje pa leje. Të gjithë janë lënë në arrest me burg.
Nga kërkimet në 2 shtëpi dhe një në një depo industriale është gjetur 165 kilogramë marijuanë, 185 kilogramë hashash, dy pistoleta gjysmëautomatike, një automjet luksoz i vjedhur, një kamion me rimorkio me frigorifer me dysheme të dyfishtë, një furgon dhe 3 makina.
Hetimet nisën nga policia e Malaga pas disa informacioneve që tregonin për një rrjet kriminal që merrej me trafik droge dhe që kishte bazat në provincat e Malaga dhe Granada. Katër nga të arrestuarit u kapën në flagrancë në magazinën që përdornin për të ngarkuar drogën në kamionë. Aty u gjetën edhe pistoletat, 5350 euro si dhe dokumente të falsifikuara të makinave.