TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kur jemi vetëm 2 ditë larg zgjedhjeve për presidentin e FSHF-së, gara duket tepër e ashpër dhe e paparashikueshme. Në një bisedë telefonike me kandidatin për president të FSHF-së, Bashkim Fino, kunati i ish-ministrit Saimir Tahiri, Alban Berisha, i ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundra, në lidhje me kandidimin.
Berisha përfaqëson tifozat e Tiranës dhe aktualisht mban postin e kryetarit të tifogrupit bardheblu: “Nuk e di si do të veprojë presidenti i Tiranës, Refik Halili, por gjithë tifozeria e Tiranës, është kundra jush për Zotin.
Në qoftë se ai do të tradhtojë rrugës, ne do t’i kërkojmë dorëheqjen që të largohet nga ekipi i Tiranës. Unë jam Alban Berisha, jam kunati i Sajmir Tahirit, por jam edhe kryetari i tifozëve. Je për politikë nuk je për futboll”, ishin fjalët e Alban Berishës drejtuar Sajmir Tahirit në lidhjen telefonike.