TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka çuar kryeministrit Edi Rama emrin e drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardi Veliu për pozicionin e Drejtorit të përgjthshëm të Policisë së Shtetit.
Burime te Panorama bejne te ditur se kreu i qeverise e ka firmosur sot paradite propozimin.
Kush është Ardi Veliu
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Eshtë i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.
Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.
Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë.
Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.
Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.
Eshtë diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti Juridik.
Ka përfunduar një sërë kursesh profesionale trajnuese të organizuara nga Pameca, ICITAP dhe OSBE brenda dhe jashtë shtetit, si, në Hungari, SHBA, Poloni, Itali dhe Akademinë e Sigurisë, Tiranë;
Ka përfunduar kursin 8–javor pranë qendrës ILEA, Budapest, organizuar nga ICITAP.
Është një njohës i mirë i gjuhës Turke dhe Angleze.
Karriera profesionale: