TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur zyrtarisht “vettingu” për gjithë punonjësit e burgjeve. Është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që po kryen verifikimin e të dhënave penale të të dënuarve të raportuar nga regjistri i gjendjes gjyqësore për të gjithë punonjësit e policisë gjyqësore, në të gjitha nivelet.
Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale.
“Në realizim të objektivit për garantimin e integritetit të punonjësve në çdo IEVP, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si masë paraprake do të fillojë procedimin disiplinor ndaj personave që kanë rezultuar me rekorde penale”, thuhet më tej në njoftim e Ministrisë së Drejtësisë.