AKTUALITET, 5 Shkurt 2018, 12:20

Aleancë LSI-PD për zgjedhjet e ardhshme?! Ja ç'thotë Brahimllari

Aleancë LSI-PD për zgjedhjet e ardhshme?! Ja ç'thotë

Lëvizja Socialiste për Integrim iu bashkua protestës së madhe të 27 janarit, e cila shënoi një pjesëmarrje shumë të madhe u konsiderua historike nga të gjitha forcat opozitare.

LSI-ja si dhe PD-ja janë bashkuar në kauzën e tyre për reformën në drejtësi dhe moslejimin e kapjes së drejtësisë nga Kryeministri Edi Rama. Qendrimin e tyre më të fundit njesoj e kanë shprehur lidhur me ekstradimin e beftë në Itali të financierit të grupit të Habilajve, Nezar Seitit dhe kërkesës për të thirrur në një interpelnacë, Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonajn.

Por, a do të thellohet bashkëpunimi i LSI-së me PD-në deri në zgjedhjet e ardhshme, ato lokale e ato parlamentare më vonë?

Endrit Brahimllari, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, u shpreh  pozitivisht sot në emisionin Ditë e Re të Ora News: ""Ne jemi në aleancë me Frontin e Bashkuar Opozitar. Kjo është faza e parë e këtij bashkëpunimi dhe sigurisht pas realizimit të këtij objektivi do të ketë edhe qëndrime të tjera të Lëvizjes Socialiste për Integrim.  Ne kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me Partinë Demokratike nga viti 2009-2013.

Ne i qëndrojmë besnikë aleatëve, i qëndrojmë besnik shqiptarëve në raport me votën që marrim kështu që LSI është gjithmonë e hapur në raport me parimet e saj, me besnikërinë që ka ndërmjet qytetarëve dhe  partnerëve të saj në koalicion."