TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ardi Veliu u emërua sot në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke qenë i 17-ti drejtor në harkun e 28 viteve nga rrëzimi i regjimit komunist në vitin 1990.
Kryepolici i ri është i treti në dy qeveritë e drejtuara nga Edi Rama, pas Artan Didit dhe Haki Çakos, shkruan TPZ.AL.
Ardi Veliu, 46 vjeç, ka mbaruar studimet në akademinë e Policisë në Tiranë në vitin 1994 dhe i ka vazhduar më tutje në akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë deri në vitin 1998.
Drejtori i parë i Përgjithshëm i Policisë, i cili punoi në të dyja sistemet, atë komunist dhe demokratik, është Dilaver Bengasi 1 janar 1987-17 korrik 1990). Fadil Cani i zgjedhur nga Qeveria Nano u hoq nga detyra me ardhjen e PD-së në pushtet.
Kryepolici i parë i vendosur nga Partia Demokratike është Astrit Mehaj, i pasuar më pas Sabri Jacaj dhe Agim Shehu (i larguar në qershor të vitit 1997).
Drejtorët “socialistë” të Policisë rikthehen me emërimin e Sokol Barajt, Besnik Bregut, Hasan Ahmetajt, Veton Gjolikut, Veli Myftarit Bilbil Memës dhe Bajram Ibrajt, të gjithë këta në harkun e viteve 1997-2005.
Në fakt, Bajram Ibraj qëndroi edhe dy vjet në drejtimin e Qeverisë Berisha (2005-2009), por u zëvendësua nga Ahmet Prençi, i cili i la detyrën Hysni Burgajt.
Sërish vijnë në detyrë drejtorët “socialistë”, fillimisht me Artan Didin, i vetëlarguar në shkurt 2015 dhe më pas me Haki Çakon, e shkarkuar para një muaji, 8 janar 2018.
/TPZ.AL/
DILAVER BENGASI: 1 janar 1987-17 korrik 1990
FADIL CANI: 17 korrik 1990-1 maj 1992
ASTRIT MEHAJ: 1 maj 1992-22 qershor 1993
SABRI JACAJ: 22 qershor 1993-15 qershor 1995
AGIM SHEHU: 15 qershor 1995-30 qershor 1997
SOKOL BARAJ: 3 korrik 1997-16 maj 1998
BESNIK BREGU: 16 maj 1998-4 shtator 1998
HASAN AHMETAJ: 4 shtator 1998-9 nëntor 1998
VETON GJOLIKU: 9 nëntor 1998-20 janar 1999
VELI MYFTARI: 20 janar 1999-22 nëntor 2000
BILBIL MEMA: 23 nëntor 2000-19 gusht 2002
BAJRAM IBRAJ:12 shtator 2002-30 mars 2007
AHMET PRENÇI: 30 mars 2007-28 tetor 2009
HYSNI BURGAJ: 2009-20013
ARTAN DIDI: Tetor i vitit 2013- 15 shkurt 2015
HAKI ÇAKO: 15 shkurt 2015- 8 janar 2018.
ARDI VELIU: Nga 5 shkurt 2018